Familjarët e Mateos së vogël i cili u vra nga Klodian Çalamani, janë ngritur sot në protestë .
Protesta u zhvillua me tensione në paraburgimin e Vlorës mes familjarëve të Mateo Vasiut dhe efektiveve të policisë. Me dhimbjen e madhe për humbjen e djalit, nëna e 8-vjeçarit ka tentuar të kalojë hekurat rrethues të burgut, ku ndodhet i izoluar vrasësi Klodian Çalamani.
Efektivët e policisë kanë rrethuar gardhin rrethues, pasi dhjetëra të afërm janë mbledhur me pankarta në duar ‘Drejtësi për Mateon’ dhe kërkojnë hapjen e derës.
“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha nëna.
Advertisement
8-vjeçari Mateo Vasiu u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani më 16 nëntor, në një fshat të Fierit.