Në Kuvend ka patur tensione gjatë votimit për miratimin e rezolutës për Kosovën.
Foltorja është bllokuar nga opozita , ndërsa garda ka ndërhyrë duke krijuar një kordon ndarës mes deputetëve dhe ministrave.
Advertisement
Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Nikolla kërkoi votim dhe për çështje që nuk përfshiheshin në rendin e ditës, gjë e cila ka sjellë dhe irritimin e deputetëve të opozitës të cilë kanë reaguar të tensionuar duke bllokuar edhe foltoren.