Kanë dalë përpara gjykatës së Tiranës të arrestuarit e tjerë që u kapën në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Tempulli”. Përpara togave të zeza këtë të shtunë janë paraqitur 61 të arrestuar për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata ka lënë në fuqi masën me burg per 57 persona, ndërsa per 3 gra dhe nje burre 71 vjecar nga arest me burg u caktua masa detyrim paraqitjeje.
Advertisement
Të arrestuarit akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Një ditë më parë në gjykatë dolën 29 persona të tjerë të kapur në kuadër të këtij operacioni.