Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli 23 persona që janë arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli” muaj më parë.

23 të arrestuarit, ankimuan në Apel vendimin e Gjykatës për të kërkuar një masë më të burtë sigurie, por kjo nuk u pranua.

Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” vetëm për 9 të arrestuar, ndërsa dy të tjerë është dhënë masa me detyrim paraqitje.

Këto vendime u morën këtë të shtunë nga gjyqtarja Edlira Petri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli”, dispononte të dhëna në lidhje me aktivitetin kriminal të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në të cilin janë implikuar disa shtetas. Bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se shtetasit e mësipërm, merren me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike te llojit Kokainë dhe Heroinë dhe Canabis Sattiva, në qytetin e Tiranës, këta shtetas njihen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Në vijim të këtij operacioni, me kërkesë të prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, në mungesë, ndaj 62 personave nën hetim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit./vizionplus.tv