Ditën e sotme në veri dhe qendër të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët.
Në juglindje të vendit deri në orët e mesditës moti parashikohet të jetë i vranë dhe me reshje të dobta bore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në bregdet e zonat luginore kryesisht në veri erë intensive e problematike me shpejtësi 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-6 ballë.
Advertisement