Temperaturat rriten në fundjavë, Hakil Osmani zbulon si nis muaji korrik: Dita kur rikthehen reshjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat rriten në fundjavë, Hakil Osmani zbulon si nis muaji korrik: Dita kur rikthehen reshjet

Metorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe ditën e hënë të javës së ardhshme. Sot, e premte kemi një përmirësim të kushteve të motit. Kemi vranësira të shpeshta që do krijojnë mundësira për reshje të izoluara. Por do jenë shumë më të pakta se ditën e djeshme.

Më të fokusuara reshjet mbeten në zonat lindore dhe veriore, duke bërë që herë pas here të jenë edhe në formën e rebesheve.

Temperaturat kanë patur një rënie të lehtë në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlera minimale në qytetet e zonave malore të regjistorhen 13 gradë celcius.
Mesdita pritet të sjell rritje me 1 gradë celcius duke bërë që maksimumi në rang teritori të regjistrohet në 34 gradë celcius.

Vija bregdetare do i ketë temperaturat e ajrit 31-32 gradë celcius.

Advertisement

Fundjava sjell mot të qëndrueshëm. Do kemi intervale të gjata me diell në vijën bregdetare. Në zonat e ulëta kthjellimet do jenë më të dukshme paradites, pasi pasditja sjell herë pas here vranësira. Por nuk priten reshje.

Temperaturat rriten në fundjavë. Maksimumet shkojnë 35-36 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët. Përgjatë vijës bregdetare temperaturat arrijnë në 33 gradë celcius.

Në orët e para të mëngjesit do kemi rritje të temperaturës, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen 15 gradë celcius në qytetet e zonave malore. Në ultësirën perëndimore parashikohet që vlera minimale të luhatet nga 17-22 gradë celcius.

Ditët e fundit të muajit qershor na sjellin sërish temperatura të larta.

Advertisement

Dita e hënë, 1 korriku rezervon një mot të qëndrueshëm gjatë paradites, ndërsa pasditja i bën vranësirat të dukshme në të gjithë territorin.

Nga e marta e në vijim vranësirat bëhen më të shpeshta dhe do rriten sërish mundësitë për reshje në territorin shqiptar. Temperaturat mbeten konstante në maksimume 35-36 gradë celcius./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy