Kjo do të jetë java e parë e një pranvere të vonuar. Hakil Osmani nga Meteoalb tregon për Vizion Plus se temperaturat në këto ditë do të rriten dhe se dielli do të zëvendësojë vranësirat dhe shiun.
“HAKIL OSMANI
METEOROLOG
Kemi patur rritje të temperaturave të ajrit gjatë ditës së hënë dhe ditës së sotme duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 18 gradë. Për fat të mirë vijon rritja e temperaturave të ajrit, duke bërë që maksiumet gjatë kësaj jave të ngjiten në 25 gradë duke bërë që të nihet pranvera e vërtetë në vendin tonë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Edhe pse moti do të jetë ngrohtë, në fundjavë pritet të rikthehen reshjet e shiut.
“HAKIL OSMANI
METEOROLOG
Si pasojë e praniisë së vransirave në territorin shqiptar do kemi një rënie me 2 gradë të temperaturave të ajrit, duke bërë që të zbresin në vlerat 22 gradë, që janë vlera normale për muajin jnë të cilin ne ndodhemi. Pritet që gjatë ditës së dielë të kemi dhe sinjale për reshje në territorin shqiptar, psi nga dita e sotme dhe deri ditën e shtunë, edhe pse do kemi rritje të ndjeshme të temp. të ajrit do kemi dhe rrezatim diellor duke bërë që vranësirat të jenë të pakëta, të fokusuara në zonat malore.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pjesa tjetër e muajit prill do të jetë me diell, pak vranësira të herëpashershme.