Temperaturat e larta të muajit qershor dhe korrik kanë shkaktuar viroza te  fëmijët. Temperaturë të lartë, dhimbje fyti, të vjella e diarre janë disa nga simptomat me të cilat  të vegjlit paraqiten për ndihmë te mjeku pediatër.

“Në 24 orë kryejnë deri në 100 vizita.Në vijim mjekja  përcjellë edhe këshillat e saj për të vegjlit dhe prindërit e tyre,duke e vënë theksin te evitimi i qendrimit në diell dhe dieta ushqimore”, tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë në Elbasan.

Luhatjet mes temperaturës jashtë dhe ajrit të kondicionuar konsiderohen një nga shkaktarët kryesor të virozave të stinës.

Veç virozave në 10-të ditëshin e fundit në Pediatrinë e Elbasanit ka pasur raste të shtuara edhe të fëmijëve të pickuar nga insektet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Urgjencën e të rriturve paraqitet e njëjta situatë. Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë vijojnë të kërkojnë asistencën e bluzave të bardha./vizionplus.tv