Këtë javë temperaturat pritet të arrijnë kulmin.

Duke nisur nga sot, temperaturat makismale do të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa nga e mërkura e deri të premte do të përballemi me “ferrin”. Kjo pasi, temperaturat do të rriten dhe do të arrijnë deri në 43 gradë celcius.

Në këtë valë të të nxehtit afrikan, nuk do të ketë reshje shiu, ndërsa rreziku për zjarre është shumë i lartë në disa zonë.

Sipas IGJEUM, qarqet e Beratit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës do të jenë më të “kërcënuar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që për qytetarët, apeli nga mjekët është që të reduktojnë daljet në oraret që rrezikohen si rrezik, nga ora 12:00 deri në 16:00./vizionplus.tv