Dita e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të ultësirës perendimore dhe në zonat malore të vendit në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu, të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 19 deri 37°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C./vizionplus.tv