Temperatura për plazh/ Ja moti gjatë kësaj të enjte në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperatura për plazh/ Ja moti gjatë kësaj të enjte në Shqipëri

Vendi ynë kete te enjte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat parashikohen të pakta kalimatre në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rritje në të dyja vlerat  nga 8° deri në 28°Celcius

Gadishulli i Ballkanit parashikohet të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore rlativisht të paqendrueshme. Kështu përgjithësisht do të mbizotërojnë mot me diell në pjesën më të madhe të tij, ndërsa në pjesën veriperëndimore në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët.

Një qendër e presionin të ulët e pozicionuar në veri të Europës do të sjelli mot me vranesira dhe reshje shiu në pjesën Veriore, qëndrore dhe gadishullin Apenin. Ndërsa gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut edhe Eurpoa Lindore parashikohet me mot të kthjellët e vraësira të pakta kalimtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy