Nëntori nisi me mot të kthjellët e mjegull në lugina në orët e mëngjesit.
Edhe dita e mërkurë do të vijojë e njëjtë. Orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Në mëngjes mjegulla e mjegullina do të jenë prezente në lugina. Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi e lehtë. Në bregdet përkohësisht mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Advertisement
Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 20°C
në zona e ulëta 8 deri 26°C në zona bregdetare 12 deri 25°C
Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!