![Temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/424967861_1117088909318777_1569541497966117433_n-533x400.jpg)
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira në shtim pas orëve të mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-8m/sek, pas orëve të mesditës era pritet të fitojë shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 0 deri 16°C, në zonat e ulëta 4 deri 19°C dhe në zonat bregdetare 4 deri 19°C./vizionplus,tv
Advertisement