Departamenti amerikan i Shtetit beri te ditur nepermjet zedhenesit te tij, Ned Price se ka pasur nje telefonate te enjten mes Sekretarit Blinken dhe Kryeministrit Rama.
Sipas DASH, Blinken dhe Rama u konsultuan mbi ofertën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s për të strehuar përkohësisht afganët në nevojë.
Sekretari i Shtetit Blinken e falenderoi kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerêzve në nevojë!
DASH shton në njoftimin e shpërndare per mediat se Sekretari Blinken dhe Rama ripohuan partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, SHBA-së dhe Shqipërisë!
Telefonata Blinken-Rama, vjen ne nje kohe qe Shqiperia po pergatitet te prese nje numer shtetasish afgane qe kercenohen nga ardhja ne pushtet e talibaneve. Ndonese numri nuk eshte bere i ditur, vete Rama ne intervistat per mediat e huaja ka thene se Shqiperia mund te prese 2-3 mije afgane te cilet do te vendosen ne Berat , Tirane dhe Durres.