Zbardhet vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, më datë 11 dhjetor në një supermarket në Sarandë.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Fundviti”, janë arrestuar dy shtetas dhe është sekuestruar një sasi e madhe parash dhe sende të tjera në cilësinë e proves materiale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edmond Duzha 40 vjeç, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për “Vjedhje” dhe “Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”; dhe Bekdash Cukalla, 37 vjeç, banues në Sarandë.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, në një supermarket në lagjen nr.4, në Sarandë, më datë 11.12.2021.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi Bektash Cukalla ka qenë i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumat 400.000 lekë të rinj, 2500 dollarë amerikan, 1000 paund britanik, 2 automjete me të cilat autorët janë larguar pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";