Tejmbushet Pediatria e Beratit, mjeku: Simptomat e paraqitura, mes virozave dhe Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tejmbushet Pediatria e Beratit, mjeku: Simptomat e paraqitura, mes virozave dhe Omicron

Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit është i tejmbushur me fëmijë të sëmurë, të të gjitha moshave.

 

Situata e rënduar e fëmijëve, me një kuadër klinik të ashpër, me temperaturë të lartë dominohet me vështirësi vetëm nga kombinacioni i paracetomolit me ibuprofenin, shenja këto të ngjashme edhe me mutacionet e Covid-it, i bën mjekët të dyshojnë në përcaktimim e një diagnoze të saktë.

 

Advertisement

Shefi i Repartit të Pediatrisë Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku shprehet se simptomat e paraqitura mes virozave dhe Omicronit tek fëmijët janë të ngjashme dhe vetëm ekzaminimi virologjik bën diferencën e llojit të virusit, shkaktar të sëmundshmërisë. Sipas Kumarakut, situata virale ka filluar të shfaqet gjatë festave të fundvitit, pasi ardhja e emigrantëve në vendlindje për pushime solli edhe gërshetimin e varianteve të ndryshme të virozave të stinës me Omicronin, për të cilin mjekët nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të nxjerrë një konkluzion përfundimtar.

 

“Në bazë të shenjave që paraqesin fëmijët, mjekët nuk e përcaktojnë dot nëse kemi të bëjme me virozat e stinës apo Omicron, por fakti që ka shumë të sëmurë me të njëjtat simptoma në një familje tregon se mund të kemi shtrirje të Omicronit apo mutacioneve të ndryshme të Covid-it. Moshat më të prekura kanë qënë deri në përfundim të javës së parë të Janarit nga 0-2 vjeç ndërsa tani ka shtrirje të virozës edhe në grupmoshat e shkollave, nga 10-15 vjeç”, tha Kumaraku.

 

Advertisement

Sipas mjekut pediatër Vladimir Kumaraku, vizitat në Repartin e Pediatrisë arrijnë në 70-80 vizita çdo ditë, ndërkohë që për shtrimet është përpjekur të reduktohen, për të shmamgur grumbullimet e panevojshme që do të sillnin edhe përhapje më të shpejtë të virozës apo Omicronit.

 

Kumaraku ka pohuar se ajo që është e rëndësishme është që nuk ka raste të rënda dhe komplikacione.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy