Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë në Bulqizë.
Në njoftim bëhet me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Policia ka identifikuar dy shtetasit ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 05.09.2022, rreth orës 11.50, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Serbinit”, Shupenzë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve F. T., dhe A. D., të cilët dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
AdvertisementShërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.