Të shtëna me arme zjarri u shënuan mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.
Shënjestra ka qenë ndaj dy vëllezërve David dhe Ardian Kiri
Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa autori, shtetasi Kristian Fermosi, ka qëlluar me pistoletë ndaj tyre pas një konflikti të çastit.
Pas ngjarjes, autori u largua, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia.