Kërkesa për anërësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtaresimeve.
Van Rica tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.