
Personi në foto është Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri, teksa po lëvizte me makinë në lagjen “Partizani”, Vlorë.
Ai ndodhej në makinë së bashku me Anxhelo Breshanin, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës. Ndaj tyre u qëllua disa herë më armë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime.
Advertisement
Më pas autori u largua menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë.