Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Orikum, në afërsi të portit të Jahteve.
Dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement