Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe një 15 vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Postribë ku u raportua se një i ri është plagosur.
Mësohet se ka qenë 19 vjeçari ai i cili i ka dhënë pistoletën 15 vjeçarin për të qëlluar në ajër, dhe në momentin që ka tentuar t’ja marrë sërish arma është shkrepur duke e lënë të plagosur vetë 19 vjeçarin S.P i cili po merr mjekimin në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve të policisë, arma me të cilën 19 vjeçari lëvizte dhe e përdori për të qëlluar në ajër, ishte pa leje.
Njoftimi i policise
Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. P., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja nga pakujdesia”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nga veprimet hetimore rezultoi se në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë, shtetasi S. P., rreth orës 21:00 të datës 31.12.2022, ka shkuar afër një objekti kulti në fshatin Boks, me një armë zjarri pistoletë me vete, për të qëlluar në ajër.
Në këtë vend kanë qenë edhe 15-vjeçari dhe disa shtetas të tjerë të mitur. Shtetasi S. P. i ka dhënë armën e zjarrit 15-vjeçarit, që të qëllonte edhe ai në ajër.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Në momentin që shtetasi S. P. ka dashur t’ia marrë armën 15-vjeçarit, arma është shkrepur aksidentalisht edhe për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi S. P.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje shtetasi S. P.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.