Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në Sarandë. Policia raporton se bëhet fjalë për një qitje të pavullnetshme nga një person. Ky i fundit po udhëtonte me automjet në momentin kur ka shkrepur armën. Menjëherë pas ngjarjes ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap.
Arratisja ka zgjatur vetëm pak, pasi blutë e Sarandës kanë mundur të bien në gjurmët e tij.
Advertisement
Ndërkohë policia po punon për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.