Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në pranë në Ishull-Lezhë.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.
“Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër .
AdvertisementShërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.