Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Kurbinin.
Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një biznesi në fshatin Gjorm të Kurbinit. Nga të dhënat e para, mësohet se nuk ka të lënduar. Si pasojë e të shtënave janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Policia ka bërë me dije se ka identifikuar autorin, por për shkaqe hetimore nuk i bën me dije gjeneralitetet e tij.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.