
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në ambientet e një lokali, në rrugën “Tasim Shehu”, në Tiranë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Advertisement
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi të shtënat me armë.