Disa të rinj shqiptarë të cilët kanë nisur start-up-et e tyre patën shansin të vizitojnë virtualisht nga afër “Silicon Valley-n” në SHBA.

Përmes një projekti të përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Junior Achievement of Albania (AADF), të rinjtë e talentuar patën mundësi të prezantojnë idetë e tyre te biznesit para investitorëve amerikanë dhe kanadezë. Finalizimin e projektit të iniciuar nga kryeministri Rama, e lajmëroi drejtoresha e AKSHI-it Linda Karçanaj.

“U finalizua një endërr për të rinj shqiptarë të talentuar që projektin e tyre start-up ta nisin mes më të mirëve. Privilegji im që u ndodha mes tyre në këtë ditë të madhe!”, u shpreh Karçanaj.

Pjesë e kësaj mundësie janë bërë disa dhjetëra të rinj të cilët pas një trajnimi të gjatë me eskpertë ndërkombëtarë u përpoqën të bindin investitoret për idenë e tyre start-up. Start-up-et e përzgjedhura ishin pjesë e nje programi intensiv përmes workshop-esh në lidhje me zhvillimin e idesë së tyre të biznesit. Të rinjtë shqiptarë u trajnuan me disa kurrikula të njohura ndërkombëtare për inkubimin/akselerimin e start-up-eve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi zgjati disa muaj dhe përfshiu trajnime dhe konsulencë me trajnues të njohur. Në fazën finale të programit, të rinjtë e përzgjedhur mundën të vizitojnë virtualisht Silicon Valley-n duke u takuar me investitorë të mundshëm nga SHBA-ja dhe Kanadaja si dhe duke u njohur me eksperienca të ngjashme me qëllim krijimin e bashkëpunimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";