Kërkesa e të rinjve të sapo diplomuar për t’u punësuar jashtë vendit, vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Shqipëri. Por mbyllja e kufinjve për shkak të pandemisë, ka ngadalësuar procesin e largimit të tyre dhe sigurimin e kontratave të punës në shtete të tjera. Studentët rendisin arsyet pse preferojnë punësimin në një tjetër shtet.
Kompanitë e sigurimit të kontratave të punës jashtë vendit, përmendin profesionet më të kërkuara në vendet evropiane.
ARJANITA LIVAZHI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KONSULENTE STUDIMI, FRANKFURT
“Kategoria e parë: Shkenca, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë dhe e dyta janë degët e mjekësisë. Te kategoria e parë do veçoja inxhinieritë mekanike, elektronike, e ndërtimit, informatika, që është shumë e kërkuar, më pas vjen ekonomia, dhe po ashtu degët e mjekësisë, veçanërisht infermieria.”
Sipas të dhënave, gjatë dekadës së fundit, kërkesa e studentëve shqiptarë për t’u integruar në tregun e huaj të punës, ka ardhur në rritje.
“Nëse flasim për 10 vitet e fundit, ka një tendencë rritëse të kërkesës së studentëve për t’u integruar në tregun evropian, veçanërisht atë gjerman, dhe për studime. Por edhe në vitin e fundit, pavarësisht pandemisë, kërkesa ka qenë në rritje, pasi në mars të 2020 u fut në fuqi ligji për punonjësit e kualifikuar, që do të thotë që të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor apo master, apo edhe një trajnim professional 2 vjeçar mund të intergrohen në tregun gjerman.”
Italia, Gjermania, Austria, Spanja dhe Zvicra janë kryesisht vendet e Evropës të cilat ofrojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë.