Të rinjtë me sytë nga Evropa/ Shumë studentë përgatiten për punësim në vendet e Unionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinjtë me sytë nga Evropa/ Shumë studentë përgatiten për punësim në vendet e Unionit

Kërkesa e të rinjve të sapo diplomuar për t’u punësuar jashtë vendit, vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Shqipëri. Por mbyllja e kufinjve për shkak të pandemisë, ka ngadalësuar procesin e largimit të tyre dhe sigurimin e kontratave të punës në shtete të tjera. Studentët rendisin arsyet pse preferojnë punësimin në një tjetër shtet.

Kompanitë e sigurimit të kontratave të punës jashtë vendit, përmendin profesionet më të kërkuara në vendet evropiane.

 

ARJANITA LIVAZHI

Advertisement

KONSULENTE STUDIMI, FRANKFURT

“Kategoria e parë: Shkenca, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë dhe e dyta janë degët e mjekësisë. Te kategoria e parë do veçoja inxhinieritë mekanike, elektronike, e ndërtimit, informatika, që është shumë e kërkuar, më pas vjen ekonomia, dhe po ashtu degët e mjekësisë, veçanërisht infermieria.”

 

Sipas të dhënave, gjatë dekadës së fundit, kërkesa e studentëve shqiptarë për t’u integruar në tregun e huaj të punës, ka ardhur në rritje.

Advertisement

 

“Nëse flasim për 10 vitet e fundit, ka një tendencë rritëse të kërkesës së studentëve për t’u integruar në tregun evropian, veçanërisht atë gjerman, dhe për studime. Por edhe në vitin e fundit, pavarësisht pandemisë, kërkesa ka qenë në rritje, pasi në mars të 2020 u fut në fuqi ligji për punonjësit e kualifikuar, që do të thotë që të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor apo master, apo edhe një trajnim professional  2 vjeçar mund të intergrohen në tregun gjerman.”

 

Italia, Gjermania, Austria, Spanja dhe  Zvicra janë kryesisht vendet e Evropës të cilat ofrojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy