Nëse deri para pak kohësh në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë përfundonin studimet e larta çdo vit 100 deri 150 studentë, momentalisht nuk mbarojnë më shumë se 20-30 studentë.
E gjithë kjo situatë, për dekanin e këtij fakulteti Gjergji Mero, ka ardhur pasi mungon tregu i punës, por dhe politikat mbështetës nga ana e qeverisë për maturantët që zgjedhin degët e bujqësisë.
GJERGJI MERO – DEKAN I FAKULTETIT BUJQESOR NE KORÇE
Numri i studenteve nuk i përkiste jo vetëm zonës se Korces, por dhe qytete te tjera. Ka rene dëshira e te rinjve për sektorin e bujqësisë. Shteti duhet te ktheje sytë, sepse nuk ka mbështetje. Një specialist mund te mbuloje 2 – 3 ferma.
Edhe për specialistin Fevri Sherifi, sektori i bujqësisë duhet të ketë më shumë ekspertë por problem sipas tij mbeten politikat mbështetëse. Kjo pasi fermerët nuk mund të përballojnë dot kostot.
Fermerët tanë nuk punesojne dot specialist sepse kostoja është e larte. Shteti ka mekanizma. Ndryshe nuk ka si te behet.
Advertisement
LLambi Ropi fermer nga fshati Zvirinë i bashkisë Maliq thotë se ai nuk mund ta punësojë një agronom, pasi nuk ka të ardhura të mjaftueshme. Sipas tij, vetëm nëse fermerët e zonës bashkohen mund ta punësojnë një specialist, pasi reduktojnë kostot.
LLAMBI ROPI – FERMER
Nëse ne do arrijmë rendiment te cilësisë se larte ne nuk na rritet kosto nga agronomi, se ai e justifikon punën. Qe ta marrim agranomin duhet te krijojmë një kooperative. Se unë nuk kam te ardhura financiare qe te marrim një agronom.
Për sa kohë mungon tregu i punës, dhe politikat mbështetëse, fakulteti i bujqësisë së Korçës rrezikon të mbyllet.