Të rinj nga 23 vende të Europës vizitojnë Tiranën dhe takohen me kryebashkiakun Veliaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinj nga 23 vende të Europës vizitojnë Tiranën dhe takohen me kryebashkiakun Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në konferencën e zhvilluar me të rinj aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë politikë, nga 23 vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Lindore, nga Praga deri në Baku, të cilët kanë për qëllim ndryshimin për mirë të shoqërive dhe komuniteteve.

 

Veliaj falenderoi NDI (National Democratic Institute) dhe IRI (International Republican Institute), dy organizatat amerikane, për investimin e jashtëzakonshëm që po bëjnë te të rinjtë, që nuk janë vetëm e ardhmja e Evropës, por janë edhe e tashmja, djem e vajza me nisma fantastike në çdo vend të botës.

 

Advertisement

“Në të gjithë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore ka të rinj aktivë që duan të afirmohen dhe duan të zënë një vend në vendimmarrje dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm”, theksoi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku shtoi: “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana, e cila për pak ditë do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, sot ishte vendtakimi i gjithë këtyre aktivistëve. Ambicia jonë dhe e organizatave tona është që ta kthejmë Tiranën në një platformë, ku të rinj nga e gjithë Evropa kanë mundësi të krijojnë partneritete, të krijojnë lëvizje rinore, të fillojnë start up-e apo të aktivizohen më shumë në politikë, në këshillat bashkiakë, në parlamente e në qeveri. Unë besoj se fabula e Tiranës dhe e Shqipërisë është ideale për këtë”.

 

Përfaqësuesja e organizatës NDI, Ana Kavacevic tha se mezi pret që bashkëpunimi të vijojë edhe në 2022, kur Tirana të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

Advertisement

 

“Jemi të lumtur të presim më shumë se 15 të rinj nga 23 vende të ndryshme nga Tirana, Talini, Budapesti, Praga për t’u takuar këtu e për të vazhduar punën e mrekullueshme që ata janë duke bërë në vendet e tyre si lidera qytetarë dhe politikë në ngritjen e zërit për shpresat apo shqetësimet e tyre për të ndryshuar shoqëritë dhe komunitetet për mirë. Mezi presim që të vazhdojmë me punën e mirë vitin që vjen kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, nënvizoi Kavacevic.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy