
Deputetët e opozitë kanë kërkuar përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi.
Duke iu referuar fjalorit të përdorur nga kryeministri seancën e kaluar, deputetja Albana Vokshi ka thënë se po tentohet t’i mbyllet goja opozitës.
“Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD.
Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij. Për sa i takon drejtimit të kom parlamentare ai qëndron autonom në raport me drejtimin e seancën plenare. Për pikën që patë kërkesë, sqarimi është i plotë. Nuk ka nevojë për komente të natyrës nuk jemi objektivë. Kur iu hoq mandati Ilir Beqjas dhe në atë rast nuk pati debat.”, tha Vokshi.