Në 100 vjetorin e emërimit të Hasan Prishtinës si kryeministër i tetë i Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Institutin e Trashëgimisë Kulturore në Shkup organizoi një ekspozitë në ndër kësaj figure.
Hasan Prishtina ishte kryeministri i parë nga trojet kombëtare jashtë kufijve shtetëror, por ndikimi i tij në krijimin e shtetit shqiptar la gjurmë të thella në histori. Ndaj njëri prej pasardhësve të tij, Mehmet Prishtina kërkon që sot pas 100 vitesh të bëhet më shumë për vleresimin e kesaj figure.
MEHMET PRISHTINA
PASARDHES I HASAN PRISHTINES
“Hakun e Hasan Prishtinës duhet t’ja japim në nivelin e asaj që duhet të vazhdojmë rrugën e ideologjisë së tij për forcimin e shtetit për forcimin e identitetit të shtetit për krijimin dhe kontributin, që ai pati ndaj shtetit dhe gjithmonë çka të bëj unë për shtetin jo çka të bëri shteti për mua. Figura unike e Hasan Prishtinës, i cili dha gjithçka për politiken kombin shkollat shqipe dhe nuk mori asgjë.”
Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
MEHMET PRISHTINA
PASARDHES I HASAN PRISHTINES
Advertisement“Hasan Prishtina në momentin kur do ndodhë bashkimi kombëtar do ndjehej i ringjallur.”
Ekspozita fillimisht u hap në Shkup, Prishtinë e përfundoi sot në Tiranë.