![“Të nisin negociatat pa vonesa”/ Ambasadorja Kim: SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë dhe RMV](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/03/yuri-kim-1581605750.jpg)
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet socialem Kim ndërsa thekson se procesi i negociatave duhet të nisë pa vonesa.
“Pajtohemi me deklaratën e Blinken dhe Borrell se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit”, shkruan ambasadorja Kim.
Advertisement