10 të moshuar mbi 90 vjeç në qytetin e Gjirokastrës refuzuan të marrin dozën e parë të injeksionit anti-covid.
Edhe pse ishin planifikuar nga ana e mjekëve të familjes për t’u vaksinuar këtë të martë, ata nuk u paraqitën. Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet i kaluan dozat për personelin mjekësor.
“SHPETIM NOVI – DREJTOR I ISHP NË GJIROKASTËR
Personat qe nuk pranojne vamsiben do plotesohet formulari qe nuk e pranojne dhe natytisht stafi mjekesor do i mbaj ata nen mbikqyrje për cfarë do lloj shqetësimi që do të shfaqin.”
Advertisement
Ndërkohë, dozën e parë e morën 50 të moshuar nga 60 që ishin planifikuar, mes të cilëve ish shefi i epidemiologjisë në gjirokastër, Mitro Vllahu.
“MITRO VLLAHU – ISH SHEF I EPIDEMIOLOGJISË NË GJIROKASTËR
Vaksina të mbron. por duhet mbajtur maska, të lahen duart dhe të mbahet distanca. Është e vetmja mënyrë për të luftuar virusin.”
“Nuk kam frikë e bëra vaksinën. Jam 93 vjeç. Nuk pata asnjë shqetësim.”
Advertisement
Edhe në qarkun e Kukësit, të moshuarit bënë injeksionin. Në total ishin 109 persona të kësaj grup moshe që u paraqitën për t’u vaksinuar.
“HASAN HALILI – DREJTORI I NJESISE VENDORE TE KUJDESIT SHENDETESORE KUKES
Po vazhdojme paralelisht me mjeket e fshatrave dhe moshen mvi 90 vjec sot ne Kukes jane 51 dhe do vazhdojme me fshatrat.”
Brenda muajit mars pritet të nis vaksinimi dhe për mesuesit si dhe kategoritë e tjera të riskut.