Bashkëpunimi ndërinstitucional për Drejtësinë për të Mitur ishte tema e diskutimit, që u zhvillua në një tryezë vendore, në Pukë.
Në takim morën pjesë përfaqësues të UNICEF, Ambasadës Britanike, Prefekturës, Gjykatës, Prokurorisë, Policisë, si dhe profesionistë të fushës dhe përfaqësues të organizatave të rrjetit antitrafikim.
Gjithëpërfshirja institucionale përcjell impakt pozitiv për rritjen e bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre te sistemit të drejtësisë në kuadër të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit.
Ndaj dhe qëllimi i këtij organizimi ishte forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin.
ERMIRA SHKURTI
PERFAQESUESE E UNICEF
“Ju e keni provuar që qasja ndërinstitucionale dhe vëmendja e kujdesshme ndaj fëmijëve, viktima apo dëshmitar të krimit, mund të funksionojë. Edhe në një vend që kishte problematika të aspekteve ekonomike dhe sociale, ju edhe pa patur kodin arritët ta bënit këtë gjë. Tre vite më parë u nënshkrua marrëveshja mes ministrisë së drejtësisë dhe bashkisë së Pukës për t’i trajtuar këta fëmijë në gjirin e komunitetit. Këtu në Pukë pranë shkollave, pranë familjeve, pranë institucioneve dhe kjo vinte si rezultat i një projekti që u realizua për dy vite.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjatë takimit u prezantua metodologjia e ndërhyrjes dhe praktikat që kanë si synim eliminimin e këtyre rasteve.
Fokus i kësaj tryeze përveç rritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes së institucioneve është edhe ndihma ndaj fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin.