Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen e inxhinierit të ERE Lorenc Kosta.

Në momentin që autori Erjon Goxhara e ka qëlluar me 6 plumba, në pjesët e këmbëve dhe ato intime më pas ka nxjerrë celularin ku e ka filmuar.

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”, i ka thënë ai.

Këto janë fjalët që Goxhara i ka thënë Kostës, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.

Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë. /vizionplus.tv