Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luiggi Soreca vë theksin të rëndësia e ecurisë së punës së Komisionit Hetimor për inceneratorët.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, diplomati nënvizoi se lufta ndaj korrupsionit është prioritet për BE-në.
Advertisement
“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj integruese”, shkruan Soreca në Tëitter.