Gjithnjë e më shumë te huajt po kthehen një klientelë të zakonshme për agjencitë imobialiare në Durrës, duke u bërë blerësit kryesorë të apartamenteve në qytetin bregdetar.
Tashmë shtetasit rusë, ukrainas, polakë apo çekë janë të zakonshëm, ndërkohë që pas nisjes së konfliktit në Ukrainë dhe sidomos që nga rënia e euros dhe dollari, ka rritje të blerjeve. agjenti imobilar Florian Tahiri shpjegon se si të huajt kanë hyrë në tregun shqiptar.
Florian Tahiri agjencia MEI
Klientët e huaj ndjekin rrjetet sociale që lidhen me pronat në Shqipëri dhe kanë forume të përbashkëta ku diskutojnë për shumë detaje para se të marri vendimin për blerje.
Një arsye tjetër se pse të huajt po investojnë në blerjen e pronave në Shqipëri është edhe fakti se çmimet në bregdetin e Durrësit janë më të lira krahasuar me rajonin.
Florian Tahiri
AdvertisementBlerësit e huaj zgjedhin të qëndrojnë për pak kohë në apartamentet që blejnë dhe më pas I japin me qira ditore me qëllimin për ti shitur pas 4 ose 5 vitesh me çmim më të lartë.
Çmimet e apartamenteve buzë detit në Durrës kanë shkuar në 1200-1300 euro për metër katror, por në zona të tjerë të plazhit mund të gjenden apartamente edhe me 40-50 mijë euro dhe këto çmime janë shumë të leverdishme për të huajt.