Të gjithë në plazhet tona/ Dyndje në doganë e serbëve, maqedonasve dhe shqiptarëve të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të gjithë në plazhet tona/ Dyndje në doganë e serbëve, maqedonasve dhe shqiptarëve të Kosovës

Kjo fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Bregdeti shqiptar tashmë mbetet destinacioni kryesor I Kosovarëve që kanë nisur edhe pushimet sezonale.Kjo për shkak të turizmit “patriotik” leverdisë ekonomike dhe qetësisë që ofron bregdeti shqiptar pavarësisht se pushuesit nga Kosova thonë se ka vend edhe përmiresime.

Por,bregdeti shqiptar duket se edhe këtë sezon ashtu si vitin e kaluar po bëhet gjithjnë më i preferuar edhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ata nga Serbia.

Ndërkohë policia kufitare e Morinit  bëri me dije se fluksi ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës por fluks ka patur edhe pasditen e së premtes.

Sipas policisë kufitare që me fillimin e sezonit turistik në Morinë po punohet me proçedurë të përshpejtuar  dhe me gjatë sportele.

Advertisement

E njeta proçedurë është ndjekur edhe para fillimit të sezonit turistik 2021 ku ka patur një fluks të madh të qytetarëve dhe mjeteve nga Kosova por edhe vendet e tjera të rajonit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy