
Turqia e Greqia duket se kanë lënë mënjëanë tensionet e tyre të përhershme dhe janë solidarizuar me njëra-tjetrën për zjarret që kanë përfshirë dy vendet.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me atë turk Mevlüt Tsavousoglou, ku ky I fundit u ka shprehur solidaritetin për situatën me të cilën po përballet Greqia.
Mediat greke shkruajnë se dy ministrat kanë treguar gatishmërinë e dy vendeve për të ndihmuar njëri-tjetrin, pasi të vihen nën kontroll vatrat më problematike që kanë shkaktuar dëme më të mëdha.
Advertisement