
Policia ka shpërndarë edhe një video që tregon sesi shpërndahej droga në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Në video shihen të rinjtë që tregtojnë lëndën narkotike të futur në qese, ndërsa janë të “fshehur” në qoshe rrugësh.
Advertisement
Ata u kapën “mat” nga dronët e përdorur nga policia gjatë hetimeve.
Pas një viti hetimesh, efektivët finalizuan operacionin “Parku”, duke vënë në pranga 12 persona dhe shpallur në kërkim gjashtë të tjerë.
Advertisement