Të enjten Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të vendosë për shkarkimin e Fredi Belerit nga  posti i drejtuesit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

KQZ është vënë në lëvizje nga kryetari i FRESH në Himarë Eugen Likaj,  i cili pas dënimit në Apel të Fredi Belerit i kërkon Celibashit të zbatojë ligjin e dekriminalizimit dhe të shpallë përfundimin e mandatit të tij si kryetar i bashkisë.

Në rast se Celibashi vendos që Beleri nuk mund të mbajë më detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës, atëherë vendimi i njoftohet kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj. Sipas Kodit Zgjedhor brenda dy ditëve kryetari i shtetit duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës.

Kodi parashikon gjithashtu se zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në këtë situatë, zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës do të zhvillohen brenda periudhës nga 4 gushti në 18 gusht./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";