Të dehur në timon/ Policia nuk “i fal” shoferët, i vë në pranga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të dehur në timon/ Policia nuk “i fal” shoferët, i vë në pranga

Pavarësisht kontrolleve të shtuara të policisë, shoferët vazhdojnë të jenë të pabindur.

 

Në 24 orët e fundit, 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar, shtatë prej tyre për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe katër për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

Advertisement

Përveç arrestimeve, Policia Rrugore ka hequr edhe patenta si edhe ka gjobitur mijëra shoferë.

 

“Shpejtësi që variojnë nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe më keq akoma në gjendje të dehur (nga 0.35 mg/l deri në 1.12 mg/l) dhe parakalime të rrezikshme  duke mos qëndruar në radhë për shkak të fluksit apo për të arritur sa më parë në destinacion, janë rrezik i madh për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës. Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy