Policia e Korçës ka vënë në pranga katër shoferë, të cilët u kapën duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.
Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se tre prej tyre u kapën të dehur në timon, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin pa pasur leje drejtimi.
DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, Policia Rrugore vë në pranga 4 drejtues mjetesh.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme dhe punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";– Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.
– K. A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";– R. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
– L. M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.