Shtohet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë tri ditëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 20 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë bërë me dije se kalojnë fundjavën në qytetet bregdetare të vendit tonë. Në tri ditët e fundit nga vendi fqinj drejt vendit tonë kanë hyrë më shumë se 12 mijë shtetas dhe kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut afro 8 mijë shtetas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të përballuar fluksin në rritje autoritetet tona kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve duke punuar gjatë ditëve të fundjavës me gjashtë të tillë. Burimet thanë se pala maqedonase punon me katër sportele. Shtimi i sportele ka ulur në maksimum radhët e gjata në Qafë Thanë edhe në pikun e lëvizjeve.

 

Nga ana e policisë kufitare bëhet me dije se gjatë këtyre ditëve është rritur së tepërmi edhe numri i turistëve që vijnë nga vendet e lindjes. Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar në kufi se do të kalojnë pushimet në vendin tonë. Ndërkohë që ka dhe të tjerë që përdorin Shqipërinë për të kaluar tranzit drejt vendeve të rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";