E gjithë opozita në një zë ka përshëndetur sot veprimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për inceneratorët, duke i bërë thirrje të hetojë në nivelet më të larta të qeverisjes.

 

Nga ambientet e Kuvendit, Jorida Tabaku, e cila drejtoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët i ka kërkuar SPAK-ut të vendosë para drejtësisë personat me pushtet politik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JORIDA TABAKU

ISH-KRYETARE E KOMISIONIT HETIMOR

“Guxim duhet të tregojë SPAK që duhet të flasë me integritet për të prekur persona me pushtet. Aferës së inceneratorëve i shkohet deri në fund vetëm kur të pushtetshmit janë përpara drejtësisë. Por edhe bashkimin e çështjeve në një pas të cilës fshihet vetëm një njeri, Edi Rama..”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimin e figurave kryesore të qeverisë e pushtetit lokal ka kërkuar edhe Belind Këlliçi, i cili doli para medias në selinë e PD, në emër të Komisionit të Rithemelimit.

 

“Pa diskutim ata që kanë hedhur firmën në këtë aferë janë përgjegjës, por ideatorët dhe përfituesit e vërtetë sikundër ne kemi vite që e themi, por e keni parë të faktuar me prova dhe dokumente, me prova autentike këto 6 muajt e fundit që nisin me Edi Ramën, Erion Veliajn, Arben Ahmetaj dhe Engjell Agaçin.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetarja e LSI, Kryemadhi, deklaroi se SPAK-u është ende në provë për të zbardhur të gjithë aferën e inceneratoreve, pasi përgjegjësit kryesorë sipas saj ende nuk janë para drejtësisë.

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do t’ju rikujtoja të gjithë gazetarëve kam denoncuar që do të vinin nga Malta paratë e inceneratorëve për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni dhe me atë dosje sepse ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit.”

 

Arrestimet për inceneratorët bënë që Lulzim Basha të thyente heshtjen dhe të postonte për herë të parë në rrjetet sociale, që prej momentit që dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD. Në këtë postim, Basha thekson se asnjë veprim nuk mund të bëhej pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama dhe drejtësia duhet të veprojë edhe mbi liderin e mazhorancës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";