Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht pas videos që u bë virale në rrjetet sociale ku shfaqeshin tre persona të armatosur dhe të maskuar në një lokal në rrugën e vjeter Lezhë-Milot.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë zbardhur ngjarjen, që sipas policisë nuk ishte raportuar pranë tyre.
Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent.
Policia sqaton se nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.
Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.
Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.