
Një grabitje me armë ka ndodhur në një bankë në qendër të Athinës mesditën e sotme.
Mediat greke bëjnë me dije se dy persona morë një shumë parash nga një bankë në Mitropoleos. Ata mbanin armë në duar dhe pas grabitjes u arratisën në rrugicat e zonës.
Forcat e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e tyre.
Advertisement