Të akuzuar për shpërdorim detyre me tendera të vegjël/ Apeli i Shkodrës liron ish policët (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të akuzuar për shpërdorim detyre me tendera të vegjël/ Apeli i Shkodrës liron ish policët (EMRAT)

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për punonjësit e policisë të cilët u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi dyshohen për shpërdorim detyre për disa tendera të vegjël.

 

Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të liroje shtatë shtetasit që kanë ankimuar në Apel nga 13 që ishin në total.

 

Advertisement

Kështu, kryekomisar Saimir Rrustemi është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” bashkë me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.

 

Vendimi nga Apeli u dha ditën e sotme. Gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë një grup qytetarësh shkodran protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi i cili fillimisht u la me masën “arrest shtepie” nga Shkalla e Parë dhe ditën e sotme Apeli e rrëzoi këtë vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masën “detyrim paraqitje”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy